‘Carabao Cup’, ¼ e finales sjellë derbin e madh londinez

Dy kundërshtarët e mëdhenj nga Londra e Veriut, Arsenali dhe Totenhami do të takohen përballë njëri tjetrit në kuadër të ¼ së finales së Carabao Cup, njofton ‘infOSport.mk’.

Kështu vendosi shorti që u hodh menjëherë pas zhvillimit të ndeshjeve të 1/8 së finales, ku Arsenali me rezultatin 2:1 mposhti Blekpullin, teksa Totenhami si mysafir me rezultatin 3:1 mundi Uest Hamin.

Skuadra e Çelzit që në 1/8 e finales eliminoi Derbi Kauntin, në çerekfinale për kundërshtarë do të ketë Burnmautin, teksa Midëlzbrou që kishte eliminuar Kristal Pallasin, në këtë fazë do të luaj kundër skuadrës së ligës së tretë, Barton.

Skuadra kampione e Siti ndeshjen e saj të 1/8 së finales do ta zhvillojë sonte kundër Fulhamit, dhe në rast fitoreje në ¼ e finales do të përballet me fituesin nga ndeshja Lester – Sautempton, ndeshje kjo që u shtye për shkak vdekjes së pronarit të ‘dhelprave’.

Ndeshjet çerekfinale të ‘Carabao Cup’ në program janë me datë 17 dhjetor.

Leave a Reply