Super Avdijaj, dy gola në 6 minuta për Uillem II

Donis Avdijaj vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Uillem II në Holandë, njofton ‘infOSport.mk’. Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës, që skuadra e tij e zhvilloi ndaj skuadrës së Spakenburg, që garon në Ligën e tretë holandeze.

Avdijaj shënoi golin e tretë dhe të katërt në minutat 53 dhe 59, teksa golin e parë dhe të fundit i shënoi Sol, që gjithashtu këtë ndeshje e mbylli me ‘dopietë’. Një gol tjetër në këtë ndeshje për Uillem II realizoi edhe Krouli, që gjatë pjesës së parë, që ishte mbyllur me epërsinë e skuadrës vendase prej 2:0.

Rikujtojmë Avdijaj gjatë këtij sezoni po shkëlqen edhe në kampionatin elitarë holandez, ku në 9 ndeshje ka shënuar 4 gola.

Leave a Reply