Derbi Galata – Fenerbahçe mbyllet me barazim dhe një kaos pas përfundimit të takimit (VIDEO)

Galatasaraji dhe Fenerbahçe kanë zhvilluar një super përballje sonte në ‘Turk Telekom’, duke barazuar me shifrat 2:2. Edhe pse mysafirët kishin një disavantazh prej 2 golave, në fund arritën që të sigurojnë një pikë, ndërsa një dëmkë të zezë këtij super derbi i dha fundi i takimit, kur Zhailson i Fenerbahçes u sulmua nga ana e futbollistëve vendas, ndërsa vetëm gjindshmëria e tij për të ikur drejt dhomave të xhveshjes e shpëtoi atë nga futbollistët e Galatasarajit, njofton ‘infOSport.mk’.

Ndryshe deri tek kjo tollovi erdhi pas një zënke pak çaste para fundit të takimit midis Belhandës së Galatsarajit dhe spanjollit Soldado të Fenerbahçes, për t’iu bashkëngjitur braziliani Zhailson, i cili goditi nr.10 të vendasve, ndërsa e gjithë kjo shkaktoi një tollovi të madhe, me ç’rast duheshe të intervenojë edhe policia.

Ndryshe sa i përket takimit, ai nisi mirë për ekipin e Fatih Terim, që pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale 1:0 pas golit të shënuar nga holandezi Rajan Donk (31’), teksa norvegjezi Martin Lines në minutën e 49-të dyfishoi epërsinë e Galatas në 2:0.


Golat nga ndeshja Galatasaraji – Fenerbahçe mund ti ndiqni KËTU.


Fenerbahçen në lojë e riktheu goli i shënuar nga pika e bardhë e francezit Matju Valbuena në minutën e 66-të, ndërkohë falë asistit të tij, braziliani Zhailson në minutën e 72-të barazoi rezultatin në 2:2.

Shumë pranë golit në këtë ndeshje ishte edhe mesfushori shkupjan, Elif Elmas, goditjen e të cilit portieri Muslera e ndali në mënyrë të përkryer, duke i mihuar golin reprezentuesit të Maqedonisë. Elmas në këtë ndeshje luajti pas 90-të minutave, ndërsa Fenerbahçe e tij edhe me trajnerin e ri Ervin Kuman, nuk arriti që të marrë fitore, që i mungon tashmë 6 xhiro të plota, transmeton ‘infOSport.mk’.

Për herë të fundit Fenerbahçe kishet mundur Konjasporin me 16 shtator në transfertë, ndërsa në saje të një serie të këtillë negative, kjo skuadër aktualisht renditet në pozitën e 15-të me vetëm 10 pikë të tubuara.

Në anën tjetër Galatasaraji pas këtij barazimi me 20 pikë të tubuara renditet në vendin e dytë, duke lëshuar në këtë mënyrë rastin për të zbritur nga pozita  eparë Bashakshehirin, që ka një pikë më shumë, por njëkohësisht edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply