PSZH theu rekordon e Totenhamit

Paris Sen Zhermeni mundi Lilën me rezultatin 2:1 në derbin e javës së 12-të në Ligue 1, duke vendosur rekord për startin më të mirë në një sezon nga TOP5 ligat më të fuqishme europiane.

Fitorja e sontme ishte e 12-të me rradhë për parisienët, të cilët deri në këto momente ndanin rekordin me skuadrën angleze të Totenhamit, që në sezonin 1960/1961 kishte regjistruar 11 fitore rradhazi.

Fitorja ndaj Lilës nuk erdhi edhe aq lehtë, pasi të njëjtën PSZH e arriti vetëm në 20 minutat e fundit të takimit, kur edhe u shënuan që të tre golat. Mbape në minutën e 70-të shënoi golin e epërsisë për Parisin, për ta dyfishuar të njëjtën braziliani Nejmar me golin e realizuar në minutën e 84-të, teksa në minutën e tretë të kohës shtesë, Nikolas Pepe nga pika e bardhë vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, PSZH 2, Lila 1.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply