Futsal Shkupi nuk ndalet, 9 ndeshje, 9 fitore

Futsal Shkupi e ka mbyllur me stil fazën e parë të garave në elitën e futsalit vendor. Skuadra nga Çairi ka shënuar 9 fitore nga po aq ndeshje, duke kryesuar me plotë meritë tabelën e klasifikimit me 27 pikë,  5 më shumë se Velesi i vendit të dytë që sonte mundi Astibon me rezultatin 15:4.

Ndryshe viktimë e rradhës e skuadrës së Futsal Shkupit ishte Crna Reka nga Kavadari, ndaj së cilës skuadër ‘bardhekaltërit’ shënuan fitore me rezultatin 6:1.

Fitoren e paralajmëroi Bejtullah Jakupi, ndërsa Rexhep Sulejmani shënoi golin e dytë në rrjetën e mysafirëve, të cilët u rikthyen në lojë falë golit të shënuar nga Lazar Micevski. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Futsal Shkupi riktheu epërsinë prej dy golave (1:3), duke iu falënderuar golit të shënuar nga ana e tetovarit, Ismet Ceka.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pjesa e dytë foli në tërësi për ‘bardhekaltërit’, të cilët shënuan edhe 3 gola të tjera, fillimisht me anë të Eroll Dalip, dhe më pas me anë të Ivan Sotirovskit, që shënoi dy gola të njëpasnjëshëm për rezultat përfundimtarë, Futsal Shkupi 6, Crna Reka 1.

Leave a Reply