VAR nga sezoni i ardhshëm do të përdoret edhe në Premierligë

Video Assistant Refree (VAR) do të përdoret në Premierligë duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Konfirmimi zyrtar erdhi pasi klubet kanë rënë dakord në princip për këtë hap të rëndësishëm.

Në takimin e pjesëtarëve të Premierligs, klubet kanë marrë një përditësim të provave të VAR që janë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

Tani Premierliga do t’i bëjë një kërkesë formale Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit dhe FIFA-s për përdorimin e VAR sezonin e ardhshëm.

VAR ka kohë që përflitet në kampionatin anglez dhe thuajse të gjithë analistët apo trajnerët janë dakord se loja do të përmirësohej.

Leave a Reply