Gjysma e Vardarit pranë largimit, 3 prej tyre gati ti bashkohen Shkëndijës!

Kriza që ka kapluar Vardarin ka qenë evidente që nga fillimi i këtij sezoni, edhe pse e njëjta nuk u reflektua edhe tek rezultatet. Vardari stinorin vjeshtorë në fund e mbylli në pozitën e dytë me 5 pikë më pak se Shkëndija e vendit të parë, që mund të konsiderohet edhe si sukses, duke pasur parasysh edhe pakënaqësinë e shumicës së futbollistëve, të cilët si duket tashmë kur ka përfunduar pjesa e parë e sezonit 2018/2019, janë gati për ta shprehur atë haptaz.

Një pjesë e tyre e mirë thuhet se janë të gatshëm për të kërkuar sfida të reja në karrierë, përfshirë këtu edhe treshen ndërkombëtare, Tigran Barsegian, Evgenij Novak dhe Klarens Bitang.

Që të tre këto emra lidhen me Shkëndijën, skuadër kjo që është e gatshme t’ua plotësojë kërkesat këtyre tre super lojtarëve, të cilët kanë dëshmuar veten me paraqitjet e tyre me fanellën e Vardarit gjatë këtij sezoni, por edhe sezonin e kaluar kur skuadra shkupjane ishte pjesë e ndeshjeve në grupe të Liga Europa.

Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi të gatshëm për tu larguar janë edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Vladica Brdarovski, që bëri një super gjysëmsezon duke realizuar edhe 4 gola, pastaj sulmuesi Maksim Maksimov si dhe portieri Filip Gaçevski, emri i të cilit lidhet ngushtë me skuadrën bullgare të CSKA Sofjes.

 

Leave a Reply