Tare te Lacio afron edhe një tjetër talent shqiptarë

Lacio me Igli Taren si drejtor sportiv gjithnjë ka të hapur derën për talentët shqiptarë. Një tjetër futbollistë i talentuar që mund ti bashkohet skuadrës së njohur italiane, është edhe Guri Hana. Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 17-vjeçar, që aktualisht është pjesë e skuadrës së 2 Korrikut, me të cilën skuadër vitin e kaluar u shpallën kampion të Superligës së Kosovës për U17.

Ndryshe hapat e parë Hana i kishte bërë te shkolla e futbollit të Prishtinës ‘Kurda’, që më pastaj të jetë pjesë edhe e skuadrave si ‘Shqiponjat e Bashkume’  dhe ‘Besëlidhja’.

Guri është qendërmbrojtës (186 cm), me vizion shumë të mirë të lojës, luan mirë me dy këmbët, i fortë në duele dhe në ajër gjithashtu, pak a shumë qendërmbrojtës modern.

Testimet në Lacio i mundësoi pikërisht drejtori sportiv Igli Tare, i cili është ithtar i promovimit të talentëve shqiptarë.

Vlen të theksohet se Guri Hana gjatë verës së kaluar ishte në testime edhe te Atalanta, një ndër akademitë më të mira në Itali.

Talentin e Gurit e kishte vërejtur edhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës për U19 Ramiz Krasniqi,  i cili këto ditë e ka ftuar djaloshin e ri për grumbullimin tre ditor të lojtarëve të përzgjedhur.

Leave a Reply