Ylli kosovar i hip-hopit do të merret me futboll!

Këngëtari i mirënjohur nga Mitrovica, MC Kresha ka zbuluar planet për të ardhmen. Në emisionin ‘Oxygen’ me Besim Dinën, Kresha ka treguar se ai jo çdo herë mund të jetë një rap artist.

“Nuk mund të këndoj kur të krijoj familje dhe fëmijët e mi t’i bëjnë 20 vjet”, deklaroi Kresha, duke zbuluar se ai në të ardhmen, pas muzikës, do të bëhet menaxher i futbollit.

Ndryshe MC Kresha njihet si tifoz i flaktë i skuadrës së Liverpullit ku luan Xherdan Shaqiri, ndërsa shpesh ka ndjekur për së afërmi edhe ndeshjet e skuadrës kampione të Shkëndijës në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply