Formacioni i Junajtedit me Zidanin në krye (VIDEO)

Ole Gunar Solskajer është një zgjidhje e përkohshme dhe jo e përhershme për Mançester Junajtedin. Një emër i madh që mund të marrë drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ është Zinedin Zidane, që shihet si favoritë kryesor për sezonin e ardhshëm, edhe pse gjithashtu edhe Juventusi është një opsion shumë i mundshëm për francezin.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, nëse Ole Gunar Solskjaer nuk i bind drejtuesit e Junajtedit, në verën e vitit 2019-të pikërisht Zizu mund të emërohet si kryetrajner i tyre.  Madje, raportohet se Zidane që tani ka nisur të mendojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin 2019/20. ‘AS’ shkruan se Zizu do të transferojë së paku 4 futbollistë, dy prej të cilëe nga rradhët e ish skuadrës së tij, Realit të Madridit, Rafael Varane dhe Toni Kros. Ndërkohë dy emrat tjerë janë Xhejms Ridrigez, aktualisht pjesë e Bajernit të Munihut dhe Kalidu Kulibali i Napolit.

Më poshtë përmes video materialit mund të shihni formacionin e mundshëm të Junajtedit për sezonin 2019/2020:

Leave a Reply