Përmbytjet në Majorka, Nadal dhuron 1 milion euro

Rafael Nadal është treguar një herë hero i vendlindjes së tij, Majorka pasi dhuroi 1.14 milion euro për t’i ndihmuar pas përmbytjeve shkatërruese që ndodhën më 13 tetor.

‘Kjo ndihmë vjen nga një person special për të gjithë ne, i cili ka treguar dashurinë e tij për vendin e tij dhe banorët çdo ditë. Ne e dimë se humanizmin e tij e kemi parë shumë herë’, – tha kryebashkiaku i Majorkës, Mateu Puigros.

Deri tani, në këtë komunë janë grumbulluar 1.6 milionë euro, përfshirë këtu edhe ndihmën e tenistit spanjoll.

Leave a Reply