Karles Pujol gati të futet në profesionin e trajnerit

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Karles Pujol, shumë shpejtë mund të fillojë karrierën e trajnerit.

Një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave është larguar nga futbolli në vitin 2014-të, dhe sipas raportimeve në mediat spanjolle, ai po bëhet gati për t’u rikthyer në futboll.

Raportohet se Pujol karrierën e trajnerit do ta nis në MLS, te skuadra e Atalanta Junajted, drejtuesit e së cilës skuadër së fundmi shkarkuan trajnerin e tyre të deritanishëm, Zherard Martin.

Pujol ka qenë kapiten i Barcelonës për një kohë të gjatë, ndërsa ka regjistruar mbi 100 paraqitje për ekipin kombëtar spanjoll.

Leave a Reply