Varane futet në historinë e futbollit

Rafael Varane, bëhet futbollisti i parë i cili në një vit kalendarik arrin të fitojë tre tituj kampion

Reali i Madridit për të tretin vit me rradhë arriti që të shpallet kampion Bote, pasi në finalen e madhe të zhvilluar të shtunën në Doha, mundi ekipin e Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe me rezultatin 4:1.

Luka Modriç, Markos Ljorente, Serhio Ramos dhe një autogol i Nader, i siguruan fitoren Realit të Madridit në këtë përballje, pjesë e së cilës ishte edhe mbrojtësi francez, Rafael Varane.

Për këtë të fundit kjo ndeshje ishte shumë e veçantë, pasi ai me këtë rast emrin e tij e shkroi në historinë e futbollit botëror.

Rafael Varane, bëhet futbollisti i parë i cili në një vit kalendarik arrin të fitojë tre tituj kampion, duke pasur parasysh se gjatë vitit 2018-të me Realin gjithashtu ishte shpallur kampion i Europës, ndërsa me Kombëtaren e tij të Francës, ishte shpallur kampio i Botës.

Leave a Reply