Leonardo mund të zëvendësojë Gatuzon në postin e trajnerit!

Braziliani Leonardo mund të zëvendësojë Xhenaro Gatuzon në postin e trajnerit te Milanit, në rast dështimi të ‘rosonerëve’ të shtunën kundër SPAL në ‘San Siro’. Informacionin e ka publikuar ‘Sportmediaset’, që tradicionalisht është mirë i informuar rreth ngjarjeve te Milani, skuadër kjo që në 4 ndeshjet e fundit kampionale nuk dinë për fitore, për më tepër duke mos shënuar asnjë gol.

Leonardo edhe në të kaluarën ka udhëhequr Milanin, edhe atë gjatë sezonit 2009/2010, ndërsa për momentin te ‘kuqezinjtë’ luan rolin e drejtorit sportiv.

Në rast se ndodh që Leonardo sërish merr drejtimin e Milanit, atëherë Paolo Maldini do të zëvendësonte atë në postin e drejtorit sportiv.

Aktualisht legjenda Maldini luan rolin e drejtorit teknik te Milani, drejtimin e së cilës skuadër mund ta marrë edhe një ish futbollistë i tyre, Roberto Donadoni.

Megjithatë sipas ‘Sportmediaset’, Leonardo në këtë rast është në përparësi, pasi mund të fillojë me punë menjëherë, në rast shkarkimi të Gatuzos gjatë kësaj fundjave.

Leave a Reply