Vojvoda: Kam jetuar me 600 euro në muaj, asnjëherë se kam menduar se do fitoj kaq shumë para

Mërgim Vojvoda është shprehur krenar me vendimin e tij për të kaluar te Torino në Itali. Mbrojësi i përfaqësueses së Kosovës thotë se ka nënshkruar kontratë të rëndësishme duke siguruar të ardhmen e familjes së tij.

“E them pa asnjë tabu, nuk do e kisha imagjinuar kurrë që një ditë do të merrja paratë që marr sot. Në fakt, unë kurrë nuk jam mësuar të jetoj me aq shumë para. Unë nuk e harrojë që vetëm pesë vjet më parë, kur isha në Gjermani, kam jetuar me 600 euro në muaj në një dhomë të zymtë hoteli. Për disa javë pyesja veten nëse duhej të gjeja një punë të qëndruashme jashtë futbollit. Jam krenar që kam besuar në veten time” – deklaroi Vojvoda për “SudInfo”.

25 vjeçari Vojvoda skuadrës së njohur italiane iu bashkua shtatorin e vitit të kaluar nga rradhët e skuadrës belge të Standard Liezh. Ai me skuadrën italiane ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Leave a Reply