Qatip Osmani: Prioritet, ti ikim zonës së rrezikut

Renova nën drejtimin e Qatip Osmanit sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Skuadra nga Xhepçishti, kështu bëhet skuadra e parë nga ato të elitës së futbollit që ka nisur përgatitjet, me shpresë se në pranverë do të buzëqeshin shumë më herët dhe se do të sigurojnë mbijetesën.

Pikërisht ky është edhe prioriteti i skuadrës tetovare, pranon trajneri, Qatip Osmani.

“Po, objektivi e kam thënë edhe  më parë. E para është se ne jemi me një situatë ku rrezikohemi. E para është që ti ikim rrezikut edhe pse  dallimi  mes vendit të katërt me pikë nuk është aq i madh. Por  thash, se prioritet është ti ikim zonës së rrezikut” – është shprehur trajneri i Renovës, Qatip Osmani.

Emër i ri në rradhët e skuadrës së Renovës në ditën e parë të stërvitjeve ishte i riu, Arlind Aliti, i cili vjen në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës. Përveç tij prezent në stërvitje ishin edhe dy talentët, Eren Memedi dhe Amar Emurli, derisa ditëve në vijim pritet që kësaj skuadre ti bashkohet edhe sulmuesi kolumbian, Xhon Edu Mena Perez.

Kujtojmë stinorin vjeshtorë, Renova e mbylli në pozitën e 9-të me 19 pikë të tubuara në 18 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply