Siti rimer veten pikërisht para përballjes së madhe ndaj Liverpullit (VIDEO)

Skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti është rikthyer tek fitorja, pasi sot në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të në Premierligë mundi ekipin e Sauthemptonit me rezultatin 3:1, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e Pep Guardiolas në këtë mënyrë rimori veten pas dy disfatave të njëpasnjëshmë dhe gjithsej të tretën në katër ndeshjen e fundit kampionale.

GOLAT NGA NDESHJA SAUTHEMPTON-MANÇESTER S. NDIQNI KËTU.

David Silva (10’), Xhejms Uord-Praus (45’-autogol) dhe Serhio Aguero (45+3’) i siguruan tre pikët skuadrës së Sitit, teksa golin e vetëm për vendasit në këtë përballje, e realizoi Pier-Emil Hojberg (37’),i cili në minutën e 85-të u përjashtua nga loja.

Falë kësaj fitore Mançester Siti sërish sheh veten në pozitën e dytë, tashmë me 7 pikë ngecje ndaj liderit aktual, Liverpullit, me të cilën skuadër do të takohet me datë 3 janar në ‘Etihad Stadium’.

Leave a Reply