Ja kur fillon merkato e janarit dhe kur mbyllet në çdo kampionat


Edhe pak ditë na ndajnë nga merkato e janarit në disa nga kampionatet kryesore të futbollit botëror, teksa në disa prej tyre është hapur që sot. Kësisoj paralelisht me ndeshjet e javës së 21-të, në Angli skuadrat duke filluar nga data e sotme mund të bëjnë përforcimet e tyre, njëjtë sikurse edhe në Gjermani, Francë dhe Kinë.

Prej nesër edhe zyrtarisht merkatoja fillon edhe për La Ligan spanjolle, ndërsa nga data 3 janar një gjë të tillë do të bëjë edhe ‘Serie A’.

Fillimisht në Itali ishte vendosur që merkatoja e janarit të mbyllet me datë 18, mirëpo më pas federata vendosi që ta shtyejë atë deri në fund të këtij muaji.

Më poshtë keni edhe listën kur hapen dhe kur mbyllet merkatoja në kampionatet më kryesore në Botë.

Leave a Reply