Seria A, njihuni me formacionin më të mirë të vitit 2018-të

2018-ta ka qenë një tjetër vit i mbushur me evenimente sportive që tashmë janë pjesë e historisë.

‘Seria A’ ka parë një dominim të Juventusit dhe gjërat duket se do të vazhdojnë kështu edhe në vitin 2019-të, me ‘biankonerët’ që në 19-të xhirot e para nuk dinë për disfatë, duke regjistruar 17 fitore dhe vetëm dy barazime.

Të dhënat e marra nga Opta na dhurojnë një formacion interesant për sa i takon futbollistëve më të mirë të vitit kalendarik, që përfshin fazën e dytë të sezonit 2017-18 dhe të parën e atij 2018-19.

11 futbollistët, të rreshtuar me skemën 4-3-1-2, vijnë nga vetëm 5 skuadra. Juventus, siç pritej, kryeson me katër futbollistë, ndërsa porta është e rezervuar për portierin e Interit, Samir Handanoviç.

Dy mbrojtësit e krahut vijnë nga rradhët e Juventusit, si Zhoao Kanselo dhe Aleks Sandro, ndërsa Açerbi i Lacios dhe De Vrij i Interit formojnë dyshen e qendërmbrojtësve.

Mesfusha është e përbërë nga Allan i Napolit, Pjaniç i Juventusit dhe Freuler i Atalantas, skuadër kjo e cila përfaqësohet edhe me Iliçiç, fantazistin slloven i cili qëndron mbrapa dy sulmuesve, Mertens të Napolit dhe Imobile të Lacios.

Leave a Reply