Lovren zbulon një video me Shaqirin dhe Salahun

Dejan Lovren që ka publikuar një video duke bërë shaka me Xherdan Shaqirin dhe Mohmaed Sallahun gjatë një udhëtimi për një ndeshje futbollistike…

Harmonia në një skuadër është çelësi i suksesit, ndërsa kjo po ndodh te Liverpulli, që po vazhdon sigurt drejt titullit të parë pas 29 vitesh në Premierligë.

Djelmoshat e Jurgen Klop janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kjo edhe po sjell rezultate.

Së fundmi, është mbrojtësi kroat Dejan Lovren që ka publikuar një video duke bërë shaka me Xherdan Shaqirin dhe Mohmaed Sallahun gjatë një udhëtimi për një ndeshje futbollistike, e që janë të shumtë brenda një viti.

Liverpulli aktualisht po kryeson renditjen në elitën e futbollit anglez me 6 pikë më shumë se Totenhami, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar,  dhe 7 pikë larg kampionëve në fuqi të Mançester Sitit, me të cilën skuadër do të përballen gjatë ditës së enjte në ‘Etihad Stadium’.

Leave a Reply