Bolonja vjen me dy super përforcime

Skuadra e Bolonjës ka bërë dy super transferime, duke sjellë në rradhët e veta në formë huazimi dy futbollistët e Viljarealit, Roberto Soriano dhe Nikolla Sansone. Soriano varësisht paraqitjeve të tij, mund të blihet në fund të sezonit nga ana e drejtuesve të Bolonjës, të cilët në rastin e Sansones do të duhet patjetër të aktivizojnë opcionin e blerjes së kartonit të tij.

Që të dy do të mundohen të ndihmojnë skuadrën e Bolonjës për të ruajtur statusin e skuadrës elitare. Sansone krijoi emër në Itali me super paraqitjet e tij te Sasuolo, ndërsa Soriano ishte një ndër futbollistët kryesor te skuadra e Sampdorias, duke bërë që drejtuesit e Viljarealit ta transferojnë verën e vitit 2016-të.

Leave a Reply