Olivo eliminon Congan nga Rolan Garros

Vazhdojnë surprizat në turneu Gren-Slem Rolan Garros, ku Renzo Olivo ka eliminuar Vilfred Congan nga ky turne me rezultat 3:1. Conga u mposht në tre sete (7:5, 6:4, 6:4), ndërsa arriti të fitojë vetëm setin e dytë me shifrat 7:6.

Olivo në raundin e dytë do të përballet me Kejli Edmund nesër nga ora 11:00.

Ndërkohë pa probleme në raundin e dytë ka kaluar Novak Gjokoviq, i cili mundi Jao Sosan me shifra 3:1. Përveç serbit, biletë për në raundin e dytë siguruan edhe Dominik Tiem dhe David Gofin.

Leave a Reply