Paketa edhe zyrtarisht i Milanit

Skuadra e Milanit edhe zyrtarisht ka njoftuar për transferimin e mesfushorit brazilian, Lukas Paketa nga rradhët e Flamengos. Futbollisti i lindur në vitin 1997 ka vënë firmën mbi kontratë, që e lidh atë për 4 vite e gjysmë me Milanin.

Lajmi ishte publikuar edhe në sajtin zyrtarë të ‘rossonerëve’.

Paketa shokëve të tij të ri do të ju bashkohet me datë 7 janar në Milanelo, kur edhe skuadra do të startojë me fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Për kartonin e Paketas, Milani kishte paguar 35 milion euro, teksa Flamengo mund të përfitojë edhe 10 milion të tjera në formë bonusesh.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply