‘Shpërthen’ skandali në Spanjë: Gjyqtarët e VAR-it festojnë një gol kundër Real Madridit (VIDEO)

Në La Liga-n spanjolle ka shpërthyer një skandal i madh, teksa gjyqtarët e VAR me në krye Munuera Montero kanë festuar një gol kundër Real Madridit.

Munera Montero ishte përgjegjës për dhomën e VAR-it në ndeshjen e shumë përfolur Real Madrid – Real Sociedad (0:2), teksa ekipit ‘madrilien’ i’u mohuan dy penalti të pastra dhe Dhoma e Video Asistencës së gjyqtarëve, heshti.

Mediat spanjolle kanë publikuar një tjetër skandal teksa Munera Muntero i gëzohet një goli që shënohet ndaj Real Madridit në ndeshjen ndaj Eibarit.

Klubi spanjoll shumë shpejtë pritet të dalë me kumtesë zyrtare, teksa do të bëjë kërkesë të menjëhershme deri te presidenti i kampionatit Havier Tebas, që këta gjyqtarë mos ti gjykojnë asnjëherë ndeshjet e Real Madridit.

KËTU mund të ndiqni video materialin, teksa gjyqtarët e VAR-it i gëzohen golit të realizuar ndaj Real Madridit.

Leave a Reply