Atletik Bilbao largohet nga zona e rrezikut (VIDEO)

Atletik Bilbao ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e javës së 18-të në La Liga si mysafir kundër Selta Vigos, njofton ‘infOSport.mk’. Me këtë fitore Atletik Bilbao tashmë numëron 19 pikë dhe u ngjit në pozitën e 16-të, duke i ikur zonës së rrezikut.

Atletik Bilbao tashmë është në një seri prej 4 ndeshjeve pa disfatë. Ndeshja në ‘Ballaidos’ nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët avansuan që në minutën e 19-të me golin e shënuar nga Iker Muniain.

Në kohën shtesë të pjesës së parë Selta Vigo me anë të Fran Beltran arriti që të barazojë rezultatin, mirëpo për fitoren e 3-të sezonale të Bilbaos u përkujdes Janki Uiliams me golin e realizuar në minutën e 54-të.

Leave a Reply