Shkëndija prezanton fanellat e reja për sezonin e ri 2017/18 (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka prezantuar fanellat e reja që do t’i veshë për sezonin e ri garues 2017/18. Fanellat e reja janë përgatitur nga prodhuesi i veshjeve sportive Makron, të cilët në bashkëpunim me përfaqësues të klubit tetovar kanë dizajnuar model të ri të fanellave zyrtare.

Fanella e parë do të jetë me ngjyrat tradicionale kuqezi, me të cilat futbollistët e Shkëndijës do të debutojnë të shtunën në derbin me Vardarin. Fanellat e reja pritet të dalin në shitje ditëve në vijim në fan shopin zyrtar të Shkëndijës që ndodhet në qendër të Tetovës.

Prezantimin e fanellave të reja e kanë bërë, kapiteni Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Stenio Zhunior, Marijan Radeski dhe Ardian Cuculi.

Leave a Reply