Ikardi-Inter, lajmi i fundit rreth të ardhmes së argjentinasit!  

Mauro Ikardi si çdo afat kalimtar është futbollisti më i diskutuar tek skuadra e Interit. Kjo për shkakun se skuadra të mëdha evropiane janë vënë në kërkim të shërbimeve të argjentinasit, pasi ky i fundit ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme në ‘Serie A’.

Por, së fundmi, dyshimet ishin shtuar pasi edhe vetë futbollisti po hezitonte që të nënshkruante kontratën e re me skuadrën.

Lajmi i fundit nga “Calciomercato” thotë se e dashura e Ikardit, Vanda Nara ka bërë të ditur se argjentinasi do ta vazhdojë kontratën e tij me ‘neroaxurrët’.

A do të rinovohet kontrata? Po do të rinovohet. A e do Marotta Ikardin? Po, sigurisht. Çdo gjë është në rregull’ – ka thënë Vanda.

Leave a Reply