Llapi turpëron Goblenin

Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi, që udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi ka turpëruar ekipin kumanovar të Goblenit në miqësoren e zhvilluar në Podujevë, duke e mundur me rezultatin 8:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Të dy trajnerët në këtë ndeshje provuan të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe emrat e rinj, ndërsa llapjanët ishin dukshëm kundërshtarë më i mirë se skuadra kumanovare, që nuk arriti të paktën të shënojë një gol.

Në mungesë të golit në rrjetën kundërshtare, ata shënuan në rrjetën e tyre, ndërsa 7 golat tjerë për Llapin mbajnë firmën e Ahmed Januzit, Festim Alidemajt, Miran Maksutit, Muhamet Hysenit, Lorik Aliut dhe Valmir Veliut, i cili realizoi dopietë.

Leave a Reply