Barcelona bënë për vete holandezin De Jong

Barcelona e ka transferuar edhe zyrtarisht holandezin, Frenkie De Jong nga rradhët e Ajaksit.

Skuadra ‘katalunase’ e ka prezantuar transferimin e mesfushorit holandez në mënyrë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, duke bërë disa cicërima së bashku të tifozëve të tyre.

Barcelona ka paguar 80 milionë euro për transferimin e De Jong, derisa ai do t’i bashkohet skuadrës vetëm nga sezoni 2019/2020.

Deri në fund të këtij sezoni, De Jong do të luaj si i huazuar te Ajaksi, ndërsa edhe zyrtarisht me fanellën e Barcelonës do të mund të zhvillojë ndeshje vetëm nga 1 qershori i këtij viti.

Leave a Reply