Siljanovski largohet nga Flamurtari, rikthehet te Rabotniçki

Goran Siljanovski është larguar zyrtarisht nga Flamurtari dhe tashmë e çon në dy numrin e futbollistëve të larguar këtë javë nga vlonjatët, sepse dje Busic u largua dhe është prezantuar tek Teuta 24 orë më vonë.

Bëhet fjalë për futbollistë cilësorë dhe me CV të rëndësishme, ndaj në këtë mes i humbur del Flamurtari.

Siljanovski që sot ka lënë Vlorën dhe po ashtu Shqipërinë. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me Rabotnicki në Maqedoni, duke u kthyer në shtëpi  ku e njohin dhe e vlerësojnë shumë.

U aludua se Partizani do të futej në garë për shërbimet e tij, por mbrojtësi me eksperiencë ka vendosur t’i thotë “stop” aventurës së tij në futbollin shqiptar.

Leave a Reply