Zhdukja e Emiliano Sala, vjen reagimi i bashkëkombasit të tij, Lionel Messi

6 ditë më parë ishte zhdukur një aeroplan që po udhëtonte nga Franca në drejtim të Kardifit, ndërsa në të ndodhej edhe futbollisti i Nant, Emiliano Sala, i cili ishte transferuar te skuadra e Kardif Sitit në Premierligë.

Për fat të keq, pas katër ditë kërkimeve pa rezultate, nga policia e Guernsey kanë ndalur kërkimet për aeroplanin dhe lojtarin.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga familjaret e Sala, as nga yjet e futbollit, e aq më pak nga tifozët. Lidhur me këtë ka reaguar edhe një ndër futbollistët më të mirë që njeh Bota e futbollit, Lionel Messi, ndryshe bashkëkombas i Emiliano Sala.

“Përderisa ka një shans, ka një fije shprese, ne ju lutemi që të mos ndalni kërkimet për Emilianon”  – ka shkruar Messi në “Instagram”.

Kujtojmë se Sala pasi kishte nënshkruar me Kardifin ishte kthyer në Francë për tu përshëndetur me bashkëlojtarët e tij të Nant, mirëpo rikthimi i tij për në Angli rezultoi në mënyrë të ‘kobshme’.

Leave a Reply