Nejmar mungon ndaj Junajtedit në ‘Olld Traford’

Sulmuesi i Paris Sen Zhermenit, Nejmar, është më se e sigurtë se nuk do të luaj në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Junajtedit, përcjellë ‘infOSport.mk’.  Ndeshja në ‘Olld Traford’ në program është me datë 12 shkurt, ndërsa deri atë kohë braziliani nuk do të mund të jetë i gatshëm për lojë, pas atij dëmtimi të pësuar në ndeshjen kundër Strazburgut para disa ditëve.

Nejmar ishte i detyruar që të braktis fushën pas pushimit për shkak të atij lëndimi në këmbën e djathtë, me të cilën nuk mund të prekte tokën.

Për momentin Nejmar ende nuk mund të shkel mirë me këmbë në tokë, ashtu që vetë braziliani, por edhe stafi i PSZH-së nuk dëshirojnë të rrezikojnë me përfshirjen e tij në ndeshjen ndaj ‘Djajve të Kuq’.

Lajm i mirë për PSZH-në është se Nejmar megjithatë do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në ‘Parkun e Princërve’ me 6 mars.

Leave a Reply