Sevilja prezanton kroatin e Napolit, Marko Rog

Kalimi i Marko Rog në formë huazimi nga Napoli te Sevilja është zyrtarizuar dhe kroati tashmë po bënë stërvitje me ekipin andaluzian.

Lajmin përmes faqes zyrtare e bëri të ditur edhe vetë skuadra spanjolle, ku kroatin Rog e përshkruajtën si ‘perla e re kroate’, duke aluduar në një periudhë të suksesshme të tij, si ajo e bashkëkombasit të tij, Ivan Rakitiç, që ishte pjesë e Seviljës vite më parë, para se të kalonte te Barcelona.

Mesfushori qendror te Sevilja do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa gjatë ditës së sotme zhvilloi stërvitjen të parë me bashkëlojtarët e tij të ri para ndeshjes së nesërme në udhëtim ndaj Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit.

Rog te skuadra nga ‘Ramon Sançez Pizhuan’ vjen me shpresë se do të marrë më shumë hapësira për të luajtur, pasi te Napoli kishte regjistruar vetëm 337 minuta në 11 ndeshje.

Rog është përforcimi i tretë i Seviljës në këtë afat kalimtarë të dimrit, pas Munir El Hadadi dhe Maksimilian Vober, ndërsa futbollisti i 7-të kroat në historinë e skuadrës andaluziane pas Davor Shuker, Joshko Jeliçiç, Ivica Mornar, Roberrt Prosineçki, Ivan Juriç dhe Ivan Rakitiç.

Leave a Reply