Historia e francezit, të cilin Reali e paguante 28.000 euro në minutë për të fjetur në bankinë

Shumë pak njerëz mund ta mbajnë mend atë si lojtar të Real Madridit, mirëpo Julien Fobert u transferua në Madrid para dhjetë vjetësh dhe u largua nga ky klub vetëm gjashtë muaj më vonë, pasi kishte fjetur në stol gjatë një ndeshjeje.

Futbollisti francez u transferua në “Santiago Bernabeu” më 2 shkurt të vitit 2009, kur u huazua nga Uest Hami.

Ai i luajti vetëm dy ndeshje për klubin madrilen, pasi që nuk arriti ta fitojë besimin e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Për dallim nga dy paraqitjet e tij kundër Rasing Santander dhe Atleti Bilbaos, të cilat u harruan menjëherë, tifozët madrilenë do ta mbajnë mend gjithmonë një moment të ndeshjes si mysafir kundër Viljarealit.

Fobert, i cili i binte të paguhej 28 mijë euro për një minutë loje, u kap nga kamerat duke fjetur, i shtrirë në një karrige të bankës rezervë, përderisa skuadra e tij ishte duke e humbur ndeshjen.

Pas karrierës së tij të shkurtër në Madrid, francezi u kthye në Uest Ham dhe pastaj u transferua në një numër të klubeve, si Elazigspor, Bordo, Kilmarnok dhe Inter Turku, para se ta fillonte një karrierë të re në Borneo.

Leave a Reply