Hamshik përshëndetet me Napolin

Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti ka konfirmuar se Marek Hamshik me shumë gjasa të shtunën ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e skuadrës ‘napolitane’, e cila në ‘San Paolo’ mundi Sampdorian me rezultatin 3:0, përcjellë ‘infOSport.mk’.

Mesfushori sllovak në këtë ndeshje luajti si titullarë, duke u larguar nga loja në minutën e 74-të, kur përmes duartrokitjeve frenetike të tifozëve të pranishëm në ‘San Paolo’ lëshoi fushën, duke i lënë vendin Amadu Diavaras.

‘Jemi në bisedime. Është e vërtetë. Klubi respekton dëshirën e Hamshik, ai ëshët pjesë e historisë së Napolit. Nëse Marek dëshiron sfida të reja në karrierën e tij, nuk është e udhës që neve si klub ta ndalojomë. Është me rëndësi që ai vetë të jetë i lumtur. Mendimi im gjithashtu është se nëse një futbollistë dëshiron të largohet, nuk duhet ta pengojmë’ – tha trajneri Ançeloti.

Hamshik karrierën e tij do ta vazhdojë në Kinë te skuadra e Dalian Ifan. Reprezentuesi sllovak do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare, ndërsa Napoli nga shitja e tij do të përfitojë 15 milion euro.

Ky transferim ende nuk është bërë zyrtarë, mirëpo sipas disa mediave, Hamshik ka firmosur parakontratë me skuadrën aziatike.

Hamshik te Napoli kishte arritut gjatë vitit 2007 nga rradhët e Beshës. Ai shumë shpejtë u shndërrua në një futbollistë që dashurohej shumë nga tifozët e Napolit, ndërsa nga sezoni në sezon ai gëzonte ata me deklaratat e tij.

Ai përfundon karrierën e tij te Napoli duke regjistruar pas vetes 519 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 121 gola dhe 111 asiste.
sllovaku 31-vjeçar mban rekordin e më shumë ndeshjeve të zhvilluara dhe golave të shënuar me fanellën e klubit, prej ku me plotë meritë mban edhe epitetin e një legjende të klubit ‘napolitan’.

Leave a Reply