Statistika të frikshme të Leo Messit!

Të dhënat statistikore flasin për formën e jashtëzakonshme, në të cilën ndodhet Lionel Messi i Barcelonës. Ai në 16 ndeshjet e fundit në La Liga ose ka shënuar, ose ka asistuar. Ai në 27 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 29 gola, ku 9 prej tyre i ka shënuar rradhazi.

Përveç kësaj Leo Messi ka qenë i saktë plotë 6 herë nga goditjet e dënimit jashtë zonës së rrezikut, më shumë se çdo futbollistë nga TOP5 ligat europiane.

Leave a Reply