Bakajoko dëshiron të mbetet te Milani, flet edhe për Gatuzon

Në Itali arriti që të kthehet në identitet, ndërsa te Milani do të qëndronte me kënaqësi. Tieumue Bakajoko është rilindur me fanellën e ‘rossonerëve’, pas një sezoni jo edhe aq të mirë te Çezli. Lëndimi i Lukas Bilja dhe besimi i plotë i nga ana e Gatuzos i dhanë mundësinë Bakajokos që të zë një vend tek Milani, një skuadër kjo për të cilën do të dëshironte që të luaj çdo futbollistë.

“Kush nuk do të dëshironte të qëndronte në një klub si Milani për një kohë të gjatë? Por unë kam kontratë edhe për tre vite të tjera me Çelzin, ashtu që nuk jam unë ai që vendosi” – u shpreh Bakajoko, i cili foli edhe për trajnerin Gatuzo.

“Jam i lumtur që arrita të luaj për këtë klub të madh. Në Milano takova Leonardon dhe Maldinin. Atmosfera në ‘San Siro’ është e shkëlqyeshme. Sa i përket trajnerit Gatuzo, ai është i tillë siç ishte edhe në terren, i drejtëpërdrejtë dhe i sinqertë” – ka thënë Bakajoko.

Ish futbollisti i Monakos në sezonin e tij të parë në “Stemford Brixh” ishte nën urdhrat e Antonio Kontes, derisa u transferua në Itali gjatë këtij sezoni (2018/2019). Pas një fillimi të dobët në fanellën ‘kuqezi’, ai tashmë ka filluar të lë përshtypje të mira, duke u shndërruar në një futbollistë kyq për mesfushën e Milanit.

Leave a Reply