Bunjaku: Krenar për kontributin që sot ta gëzojmë emrin FC Shkupi (VIDEO)

Dikur Slloga Jugomagnat, sot FC Shkupi. Ëndërr kjo e kahmotshme e shumë shkupjanëve, e posaqërisht e tifo grupit “Shvercerat”, të cilët më në fund i gëzohen emrit shqip. Klubi më i trofeshëm shqiptar në vendin tonë, shkruajti edhe një histori tjetër, kur para disa viteve, pas shumë sakrificave ndërroi emrin e klubit, duke e kthyer atë në atë që i takon. Për të njejtën ka folur pak drejtori sportiv, Omer Bunjaku në emisionin sportiv në televizionin TVM2.

“Unë asaj kohe kam qenë kryetar i “Shvercerave” dhe e di qe tifozeria e Shkupit sa vite kanë dëshiruar që ta kenë atë emër, ku gjithashtu edhe ato tifozët e vjetër që kanë bërë tifo për Slloga Jugomagnatin, të gjithë e kanë pasur ëndërr ta bëjnë këtë emër, FC Shkupi. Por pasi ka qenë sistemi komunist dhe nuk kanë lejuar që të kete emër shqiptar klubi. Ndërkohë që jam shumë krenar që në kohën time, kemi arritur ta bëjmë këtë emër që të gjitha gjeneratat e kanë ëndërruar”, ka thënë Omer Bunjaku në emisionin sportiv në TVM2.

Sakrificë shum vjeçare,që sot t’a gëzojmë emrin F.C.Shkupi !🔵⚪️

Публикувахте от Omer Bunjaku в Петък, 15 февруари 2019 г.

Leave a Reply