Flet heroi i Renovës ndaj Vardarit (VIDEO)

Renova i ka dhënë fund serisë prej 15 ndeshjeve pa fitore ndaj Vardarit, duke e bërë një gjë të tillë me stil. “Gjipspunuesit” shënuan fitore 4:0, ndërsa hero i tyre në këtë ndeshje doli të jetë Emran Ramadani, i cili shënoi dy herë në portën e Gaçevskit, ndërsa asistoi në golin e katërt të shënuar nga Vlatko Stojanovski.

RENOVA AVANSON NDAJ VARDARIT

RENOVA AVANSON NDAJ VARDARITRENOVA – VARDARI 1:0(E. Ramadani 8')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

“Është shumë normale se jam i lumtur, mirëpo do kisha thënë se më shumë jam i kënaqur me lojën që treguam si ekip, dhe më pas edhe me golat e mi. Sot zhvilluam një lojë shumë të mirë, ndërsa shpresoj që edhe në ndeshjet e rradhës të luajmë me këtë ritëm. Unë premtoj se do të jap më të mirën nga vetja dhe se në vazhdimësi do të gëzoj tifozët tanë me gola të shënuar në rrjetat kundërshtare” – tha enkas për “infOSport.mk”, Emran Ramadani.

Ramadani shënoi nga një gol në secilën pjesë, ndërsa ishte ky vetëm goli i tij i tretë sezonal, pas atij ndaj Makedonija GJ.P.

RENOVA PO TURPËRON VARDARIN NË TETOVË

RENOVA PO TURPËRON VARDARIN NË TETOVËRENOVA – VARDARI 3:0(E. Ramadani 48')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

Leave a Reply