Formacionet zyrtare, Ukrainë-Maqedoni e Veriut, Angellovski me vetëm një ndryshim në formacion

Pas pak në Bukuresht të Rumanisë, Maqedonia e Veriut do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë në kuadër të grupit C, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i ekipit tonë përfaqësues është Ukraina e Andrij Shevçenkos, një emër i njohur ky i futbollit europian.

Si Shevçenko, ashtu edhe Angellovski tashmë kanë zbuluar emrat e futbollistëve të formacionit të parë, që do bartin mbi super ngarkesën e këtij takimi shumë të vlefshëm për të dyja skuadrat, duke pasur parasysh se kishin humbur në ndeshjet e xhiros së parë.

Angellovski për ndeshjen e sotme ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim në mesin e titullarëve, edhe atë duke ulur në bankinë Aleksandar Trajkovskin, ndërsa vendin e tij në repartin ofenziv do ta zë Elif Elmas. Ky i fundit në mesfushë do të zëvendësohet nga Spirovski.

Ndeshja Ukrainë-Maqedoni e Veriut starton në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply