Në “El Klasiko” e mbrëmshme është vjedhur shtëpia e Benzemas

Gjatë “El Clasicos” së mbrëmshme hajdutët vodhën shtëpinë e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hajdutët shfrytëzuan rastin, pasiqë në kohën e ndeshjes në stadiumin “Santiago Bernabeu” nuk ishte askush në shtëpinë e tij nga ku u vodhën disa gjëra.

Akoma nuk është konstatuar vlera e gjërave të vjedhura ndërsa Benzema nuk u prononcua rreth rastit.

Të mërkurën në mbrëmje futbollistët e Barcelonës mposhtën Real Madridin me rezultatin 3:0 dhe u kualifikuan në finale të Kupës së Mbretit.

Leave a Reply