Ardijan Shabani tërheq edhe vëmendjen e Usain Bolt! (VIDEO)

Ardijan Shabani ditë më parë në kuadër të lojrave Olimpike verore të Olimpiadës speciale që po mbahet në Abu Dabi, u stolis me dy medalje, njofton “infOSport.mk”. Shabani i cili në këto lojra olimpike po prezanton Maqedoninë, në shtegun e vrapit prej 25 metrave rrëmbeu medaljen e argjendtë, ndërkohë në atë të 50 metrave u stolis me medaljen e bronzit.

Ishte ky një rezultat i madh i arritur nga garuesi shqiptarë, që nuk u la pa u vërejtur edhe nga atleti më i madh i të gjitha kohërave Usain Bolt, i cili në profilin e tij zyrtarë në “facebook” kishte postuar garën e 50 metrave, ku përveç Shabanit kishte marrë pjesë edhe bashkëkombasi i tij, Kirk Uint, që në fund ishte stolisur me medalje të argjendtë.

Kirk Wint🙌🏽🙌🏽 Jamaican 🇯🇲 Special Olympic Athlete won Silver medal in 50m dash at the Special Olympic World Games in Dubai. Respect goes out to all Special Olympians #AnythingIsPossible #DontThinkLimit

Публикувахте от Usain Bolt в Вторник, 19 март 2019 г.

Përveç Ardijan Shabanit, në këto lojra olimpike të Olimpiadës speciale që deri me datë 21 mars do të mbahen në Abu Dabi, me medalje u stolis edhe atletja Sara Duraku, e cila në vrapin e 100 metrave kishte rrëmbyer medaljen e bronzit.

Vërtetë janë këto rezultate impresionuese, që vijnë pas një pune të palodhshme të këtyre garuesve me në krye trajnerin Ifraim Luta, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe Maqedonia në këto gara po përfaqësohet nga 26 garues, që po garojnë në tre disciplina.

Not në stafetën prej 50 dhe 100 metra, ku Mario Mickovski dhe Stefan Trpkovski u stolisën me medalje të arta, pastaj atletikë dhe “unifajd” si dhe vallëzim artistik.

Отварање на Светски летни олимписки игри Абу Даби 2019

Дeфиле на нашата делегација, Special Olympics Macedonia на отворањето на Special Olympics World Games Abu Dhabi 2019#AbuDhabi2019#beunified#meetthedetermined#Cheers4Champions#ЗаедноДоМедали

Публикувахте от Special Olympics Macedonia в Понеделник, 18 март 2019 г.

Leave a Reply