Davor Shuker: Uroj që Maqedonia dhe Kroacia së bashku të kualifikohen në Evropian (VIDEO)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker ishte i pranishëm në kuvendin zgjedhor të FFM-së në fundjavë si përfaqësues i UEFA-së. Ai në një intervistë ekskluzive për televizionin SHENJA, ka folur për marëdhëniet e mira me FFM-në dhe presidentin e ri Muhamed Sejdini, ndërsa ka shprehur një dëshirë të madhe që t’i shohë dy përfaqësueset në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2020.

“Para se gjithash më vjen mirë që jam në Ohër, që jam në Maqedoni, kam shumë miq këtu. Më vjen mirë që si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së mund të përshëndes kuvendarët dhe t’ju dëshiroj punë të mirë dhe të suksesshme. Më vjen mirë që u zgjodh presidenti i ri dhe i dëshiroj fat dhe kontinuitet. Ndërsa sa u përket urimeve për federatën maqedonase dhe ekipit përfaqësues që ka kërcyer shumë në ranglistë dhe që zuri vendin e parë në grupin garues të Ligës së Kombeve. Shpresoj që Maqedonia të kualifikohet bashkë me Kroacinë në Kampionatin Evropian. Këtë u’a dëshiroj nga zemra”.

Me praninë tuaj në UEFA në njëfar mënyrë përfiton edhe Maqedonia?

“Mirë, ne kemi obligim të ndihmojmë njëri tjetrin. Obligim edhe për mua si njohës i futbollit që kam luajtur edhe në këto anë, shumë herë kam qenë në Shkup dhe kam luajtur kundër Vardarit. Mendoj se futbolli gjithmonë duhet të jetë pjesë e shoqërisë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Federata e futbollit të Kroacisë gjithmonë është e hapur për federatën maqedonase të bisedojmë për cilëndo temë, qoftë futbolli, qoftë topi, ndihma në federatë apo ndihma për televizionet. Më vjen mirë që ja mund të ndihmoj dhe mund të jem i buzëqeshur, sepse në futboll nëse nuk je i buzëqeshur atëherë nuk je i mirëseardhur. Pikërisht për këtë ju uroj shumë fat në këto ndeshje kualifikuese dhe ajo që është më e rëndësishme, e dij sa nënkupton kjo për federatën të shkohet në një garë të madhe dhe ky është një prioritet i këtij momenti për presidentin dhe gjithë Këshillin Drejtues”.

Favoriti në Çampions këtë sezon?

Mirë, në 10-12 vitet e fundit kanë qenë dominues përfaqësues të Spanjës. Kësaj rradhe do doja të jetë ndonjë përfaqësues i Anglisë. Sigurisht Barcelona ka shanse të mëdha. Le të jetë një finale spanjolo-angleze”.

Ronaldo apo Mesi?

“Ronaldo, për shkak se sipas meje është tjetër tip lojtari. Nuk jam kundër Mesit, edhe për Mesin jam, pasi ata janë dy jashtëtokësorë, nuk janë nga kjo botë, por janë sikur nga tjetër planet dhe mendoj është bukur t’i shikosh. E tani e dua më shumë Ronaldon sepse kam luajtur në Real Madrid”.

🎤🎥 Intervista ekskluzive me legjendën e Kroacisë Davor Shuker 🇭🇷⚽️⬇️

Публикувахте от Sportmania в Вторник, 19 март 2019 г.

Leave a Reply