Mekgregor tërhiqet nga MMA, e konfirmon vetë irlandezi!

Konor Mekgregor është tërhequr nga sportet e përziera marciale MMA. Luftëtari irlandez përmes një postimi në “Twitter” ka njoftuar për vendimin e marrë për t’i dhënë fund karrierës së këtij sporti.

“Përshëndetje djema. Kam vendosur të tërhiqem nga sporti që njihet si MMA. U uroj të gjithë kolegëve të mi që të shohin përpara në këtë kompeticion. Tani u bashkohem ish-ortakëve të mi në këtë disiplinë, tashmë në pension”, – ka shkruar MekGregor.

30 vjeçari ishte i pezulluar nga UFC për shkak të sherrit me Kabib Nurmagomedovin në ndeshjen e fundit të tij të zhvilluar në Las Vegas.

Vazhdimisht flitej se Gregor dhe Nurmagomedov do të luftojnë sërish bashkë kundër njëri tetrit, por vendimi i irlandezit i ka habitur të gjithë. MekGregor në UFC garonte që nga viti 2013-të, ndërsa në të 2017-tën sfidoi Floud Majvetherin në boksin profesionist.

Leave a Reply