LPFM-java 24, Renova ruan nderin e skuadrave vendase

Sot në futbollin vendor në program ishin ndeshjet e javës së 24-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Si befasi mund të konsiderohet fitorja e Makedonija GJ.P në Çair ndaj FC Shkupit, ndërkohë në tre ndeshjet tjera u arritën rezultate të pritshme.

Renova ishte skuadra e vetme që shënoi fitore si vendas, pasi mundi Bellasicën me rezultatin 3:2, Shkëndija si mysafir me rezultatin e thellë 3:0 mundi Sileksin,  ndërkohë në derbin lokal të Shkupit, Vardari i’a doli të mund Rabotniçkin me rezultatin 2:0. Pas kësaj disfate trajneri i “romantikëve”, Zhikica Tasevski dha dorëheqje, ashtu që Rabotniçkin deri në fund të këtij sezoni pritet ta udhëheq një trajner i ri.

Ndryshe java e 24-të do të kompletohet vetëm me 1 maj, atëherë kur do të përballen edhe Pobeda dhe Akademia Pandevi.

LPFM – Java 24

Sileksi 0:3 Shkëndija
FC Shkupi 0:1 Makedonija GJ.P
Renova 3:2 Bellasica
Rabotniçki 0:2 Vardari
Pobeda 1 maj, 16:30 Ak. Pandev

Leave a Reply