“Filipi i Dytë” i takon historisë, si do jetë emri i ri i stadiumit të kryeqendrës sonë?

Stadiumi më i madh në vendin tonë, ai në kryeqendrën e Shkupit do të ketë një emër të ri. Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës të arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, ku u vendos edhe për ndryshimin e emrit të vendit tonë në Maqedoninë e Veriut, ekziston marrëveshje edhe për ndryshimin e emrit të stadiumit, i cili deri më tani mbante emrin “Filipi i Dytë”.

Pala greke ka reaguar së fundmi, teksa në ndeshjen e fundit zyrtarë të përfaqësueses së Maqedonisë ndaj Letonisë, në proçes verbalin zyrtarë të UEFA-s, edhe më tej figuronte emri i stadiumit “Filipi i Dytë”.

Kësisoj Agjencia për Rini dhe Sport ka kërkuar që sa më shpejtë të vjen edhe deri te ndryshimi i emrit të stadiumit, ndërsa njëkohësisht e njëjta ka dërguar kërkesë deri tek të gjitha federatat sportive për të zgjedhur emrin e tyre të ri, nëse do të quheshin Federata të Maqedonisë së Veriut, apo Federata Nacionale.

Mbetet të shihet se cili do të jetë emri i ri i stadiumit më të madh të qytetit të Shkupit, e ku ka gjasa të marrë emrin e ndonjë sponzori, siç ishte rasti kur për një kohë të shkurtë ky impiant mbante emrin “Telekom Arena”.

Leave a Reply