Super Rashica, sërish gol për Verderin (VIDEO)

Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë me petkun e Verder Bremenit. Ylli kosovar ka shënuar edhe sot në përballjen që skuadra e tij në këto momente po e zhvillon ndaj Majnc në kuadër të javës së 27-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”.

Atë që nuk e bëri me Kosovën për gjatë 90-të minutave në ndeshjen ndaj Bullgarisë, Rashica sot me Vreder Bremenin e bëri vetëm pas 3 minutave lojë, kur pasi u gjetë i vetëm para portierit kundërshtarë, duke mashtruar atë arriti që të shënojë për 1:0.


GOLIN E MILOT RASHICËS NDIQENI KËTU.


Për Rashicën ishte ky goli numër 8-të sezonal dhe i katërti në 3 ndeshjet e fundit, duke konfirmuar njëherit formën e tij të shkëlqyeshme, që po ndikon edhe në rezultatet e Verder Bremen, skuadër kjo që në minutën e 36-të, me anë të Maks Krushe shënoi edhe golin e dytë ndaj Majnc.

Kësisoj me rezultatin 2:0 u mbyll 45 minutëshi i parë midis Verder Bremenit dhe Majncit, skuadër kjo që do ta ketë shumë të vështirë për të rikthyer rezultatin gjatë pjesës së dytë, bazuar edhe në lojën që treguan në pjesën e parë.

Leave a Reply