Diego Kosta pezullohet me 8 ndeshje

Kartoni i kuq që mori në ndeshjen ndaj Barcelonës i ka kushtuar rëndë sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa, i cili e ka mbyllur para kohe sezonin ne La Liga. 30-vjeçari u pezullua 8 ndeshje për sjelljen e tij të pahijshme ndaj gjyqtarit në momentin që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Barçës.

Nga mikrofoni, me të cilin arbitri kryesor komunikoi me arbitrat e tjerë, është regjistruar zëri i Diego Costas që ofendon rëndë gjyqtarin. Ky regjistrim është prova që ka ndikuar në dënimin e rëndë të lojtarit. Diego Costa është gjobitur gjithashtu 3500 euro, ndërsa klubi i Atleticos 1400 euro.

Në këtë dënim ka rënduar, veç ofendimit, dhe fakti qe Costa ka prekur gjyqtarin disa herë gjatë sfidës tek krahu si për ta ndalur në vendimet që Gil Manzano do të merrte.

Këto gjeste nuk lejohen në Spanjë. Kujtojmë që Cristiano Ronaldo, 1 vit më parë, u dënua me 5 ndeshje pezullim vetëm sepse duartrokiti për të ironizuar një vendim të arbitrit.

Leave a Reply