Totenhami vendos fatin e titujve të Mançester Sitit!

Skuadra e Totenhamit mund të vendos fatin e titujve të Mançester Sitit të edicionit 2018/2019. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola është në garë për të gjitha trofetë e mbetur, teksa këtë edicion kanë fituar “Carabao Cup”, ndërsa gjithashtu kanë arritur edhe në finalen e “FA Cup”.

Megjithatë ende mbetet e hapur gara për dy trofetë më të rëndësishëm të sezonit, atë të Ligës së Kampionëve dhe Premierligës, ku si pengesë më e madhe e “citizens” në të dyja garat shfaqet skuadra e Totenhamit.

Ata të mërkurën (17.04) fillimisht kundër skuadrës së trajnerit Poçetino do të duhet të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kur në Londër ishin mundur me rezultatin 1:0, që më pas të shtunën me 20 prill të shënojnë fitore dhe të mbajnë hapin me Liverpullin në kampionatin anglez, skuadër kjo që për kundërshtarë fundjavën që vjen do të ketë Kardifin.

Siti për momentin renditet në vendin e dytë në Premierligë me 83 pikë, dy më pak se Liverpulli, mirëpo duke potencuar se skuadra e Guardiolas ka edhe një ndeshje më pak, atë kundër Mançester Junajtedit, që do ta zhvillojë me 24 prill.

Në këtë mënyrë, Guardiola në 4 ditë do të luajë fatet e sezonit ndaj Totenhemit, ku  çdo rezultat tjetër veç fitoreve do të ishte dështim.

Leave a Reply