Golat nga ndeshja Pobeda-FC Shkupi (VIDEO)

Skuadra e Shkupit ka marrë fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe duke e mundur Pobedën në Koçani me rezultat 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat “pëllumbat” nga Çairi i realizuan në pjesën e dytë, ndërsa autorë të golave dolën të jenë dy rezervistët Serxho dhe Angellov.

FC Shkupi ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë përballje, duke sulmuar që nga fillimi. Ustabashi, Broja, Muharemi dhe Bajrami u kanosën gjatë pjesës së parë, mirëpo duke mos arritur dot të shënojnë në rrjetën e Tofiloskit, i cili kapituloi plotë 3 herë në pjesën e dytë.

Golin e parë e realizoi braziliani Serxho në minutën e 50-të, ndërsa dy golat tjerë ishin pjesë e Viktor Angellov (73’, 83’).

FC Shkupi me këto tre pikë ngjitet në pozitën e katërt, ndërsa ndeshjen e rradhës “pëllumbat” nga Çairi do ta zhvillojnë të mërkurën në Çair kundër Akademia Pandev.

Leave a Reply